Largimi i Artetas nga Arsenali nuk do të ndodhë, Barcelona mund të ëndërrojë

Ditëve të fundit ka pasur raportime nga mediat spanjolle se Mikel Arteta po kërkohet në stolin e Barcelonës.

Në Barcelonë thashethemet kanë filluar për arsye se zgjedhjet presidenciale të klubit do të mbahen më 7 mars, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, raportime të tilla nuk duket të jenë të vërteta pasi menaxheri Arteta po mendon vetëm për qëndrimin në Arsenal.

Spanjolli është i lumtur në Arsenal dhe nuk do të largohet nga klubi, duke hedhur poshtë raportimet se Joan Laporta do ta sjellë atë në Camp Nou.

Gunners po luftojnë për Ligën e Evropës këtë sezon, pasi janë për momentin janë të pozicionuar në vendin e 10-të në Premierligë./Lajmi.net/