Largimi i Zaniolos e hap rrugën e rikthimit të Rashicës në Galatasaray

ina-online
ina-online

15 Gusht, 2023

Nicolo Zaniolo do të largohet nga Galatasaray nesër për t’iu bashkuar Aston Villës, fillimisht në formë huazimi e më pas me gjasë me blerje përfundimtare.

Dhe, ky ndryshim në klubin nga Stambolli do t’ia hap rrugën e rikthimit Milot Rashicës, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe:
Ylli kosovar është rikthyer përkohësisht në Norwich City, i cili mban kartonin e lojtarit, pas një sezoni fantastik që e pati tek Galata në formë huazimi.

E tash, me paratë që do t’i fitojë nga, fillimisht huazimi e më pas shitja e mesfushorit italian, klubi i Superligës turke do ta ketë mundësinë ta realizojë transferimin e futbollistit vushtrrias.

Klubi nga Championshipi i kërkonte 8 milionë euro, ndërsa mediumi turk “Aksam” mëson se tash anglezët kanë rënë në 6 milionë.

E kjo shumë është e kapshme për Galatasarayn, i cili pritet ta rikthejë përfaqësuesin kosovar në ditët në vazhdim.

Edhe vetë lojtari e ka dhënë dritën e gjelbër pasi në Stamboll është ndier mjaft mirë dhe dëshiron ta vazhdojë aty rrugën e nisur.

Rashica në sezonin e kaluar i zhvilloi 30 ndeshje me Verdhekuqtë, ndërsa në 23 prej tyre ishte titullar, shkruan “Gazeta Express”.

Në 1950 minuta të luajtur, ish-futbollisti i Vitesses dhe Werder Bremenit i ka realizuar 6 gola dhe i ka bërë 7 asistime.

Rashica nuk u përfshi në skuadrën e Norwichit, i cili u përball me Southamptonin në fundjavë dhe ky fakt e rrit edhe më shumë mundësinë e realizimit të këtij transferimi. /Gazeta Express/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

montella

Zbulohet klauzola speciale, Federata Turke i ka vënë një kusht Montellës në kontratë

arsenal

Liverpooli, City, Arsenali e Chelsea luajnë sot në Carabao Cup

Ylber Ramadani

“Një regjisor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin

Armando Duka

Armand Duka flet pas zgjedhjes zv.president i UEFA-s

vedat-muriqi

VIDEO / “Pirati” Muriqi, me gol dhe asist ndaj Barcelonës

xavi cavi

Çavi flet pas barazimit me Majorkën e Muriqit: Kemi bërë shumë gabime

barcelona

Mallorca ndal me barazim Barcelonën, Muriqi protagonisti kryesor

Arda Guler

Sa i pafat, lëndohet përsëri Arda Guler

Jasir Asani

Jasir Asani flet hapur: Pa Sylvinho nuk do isha këtu

INFO

NA NDIQ