Ka përfunduar procesi i largimit të mbetjeve të spitalit modular në Tetovë, i cili u dogj më 8 shtator të vitit 2021.
Procesi i pastrimit filloi dhjetorin e vitit të kaluar (2022), ndërsa ka përfunduar këto ditë.
Në vendin ku ka qenë spitali modular, autoritetet kanë paralajmëruar se do të vendosin pllakë përkujtimore për 14 viktimat që e humbën jetën nga zjarri tragjik.