Largohet pas 12 vitesh te Reali, mediat spanjolle tregojnë klubin e ri të Modriç

ina-online
ina-online

25/12/2023

Luka Modriç po hyn në gjysmësezonin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe është e sigurt që nuk do ta vazhdojë kontratën më tej. Kapiteni i kombëtares kroate tashmë ka disa oferta për të vazhduar karrierën.

“Todofichajes”, një portal spanjoll i specializuar për transferime, pretendon se mesfushori 38-vjeçar tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e tij të ardhshëm

“Para disa javësh Modriç u tha drejtuesve të Realit se po largohej. Edhe pse kishte një ofertë interesante nga Inter Majemi, në fund vendosi influenca e Kristiano Ronaldos. Portugezi është në kontakt të vazhdueshëm me Modriçin, ish-shokun e tij të skuadrës, dhe ai e bindi që të bashkohej me të në Al Naser”, shkruajnë spanjollët.

“Nuk dihen kushtet e kontratës, por spekulohet se lojtari i kombëtares kroate do të fitojë rreth 30 milionë euro në sezon. Kishte një opsion që ai të largohej nga Reali që në afatin kalimtar të dimrit, por edhe Modriç edhe Real hoqën dorë nga kjo”.Modriç është pjesë e Realit që nga viti 2012 dhe ka fituar gjithçka që ka për të fituar me klubin madrilen. Ai ka luajtur 508 ndeshje dhe shënuar 38 gola me 80 asistime. Këtë sezon ai është më shumë rezervë derisa disa lojtarë u lënduan. Ky status i ri nuk i ka pëlqyer kroatit, i ka pasur pakënaqësi me trajnerin Karlo Ançeloti.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Erjona-Jonuzi

Erjona Jonuzi dekorohet nga Komuna e Tetovës për kontributin në sport

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

INFO

NA NDIQ