Largohet përfundimisht nga Top Channel, Arbana Osmani pjesë e një tjetër TV me projektin e saj?

ina-online
ina-online

24/01/2024

Megjithëse sezoni i ri televiziv ka nisur prej disa muajsh, duket se ndryshimet e personazheve të ekranit ende nuk kanë përfunduar.

Arbana Osmani, moderatorja e Top Channel, prej përfundimit të sezonit të shkuar të BBV, ka qëndruar larg ekranit duke iu dedikuar biznesit të saj.

Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndësa nuk dihen detajet e projektit.

Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.

Nuk dihet se sa i vërtetë është ky ‘kalim’ i Arbanës nga “Top-Channel” në “TV Klan”, por nëse është kështu, moderatorja do të ketë ‘fatin’ e moderatores Luana Vjollca, e cila po ashtu u largua nga “Top-Channel”.

Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi.

Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”? Mbetet ta shohim në vijim…

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luiz-ejlli1

Luizin e pyesin për BBV3, ai thumbon keq banorët

leonora jakupi

FOTO/Problemet shëndetësore të deputetes Musliu, Leonora Jakupi: Po ta dinë njerëzit se sa të bardhë e ke zemrën, do të luteshin për ty

Sara gjordeni bbvip

Sara bënë deklaratë të madhe: “Do të pozoj nudo…”

heidi romeo

Ndodh puthja e parë mes Romoes dhe Heidit – momente romantike mes çiftit në BBVA 3

endrik beba

Endrik Beba habit me deklaratën pas daljes nga BBV, ja çfarë thotë për Sarën

bora roemo

“Gjysma e gjysmës sime”, u përlot me hyrjen e Bora Zemanit në BBV3, Romeo-Heidit: U bllokova, doja t’i thosha…

luizi kiara

“Shtëpi e re, një emër i veçantë për vajzën” Luizi dhe Kiara thonë gjithçka (Video)

luizi-kiara

Perlat e Luizit dhe Kiarës…lejnë pa gjumë fansat

heidi

Heidi Baci VIP?: Gazetarja e ‘‘konteston“ epitetin që i është dhënë asaj

INFO

NA NDIQ