Largohet trajneri i Kosovës, lamtumirë Challandes!(VIDEO)

Përzgjedhësi Bernard Challandes dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë ndërprerë bashkëpunim.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për medie. Ai tha se ka kaluar kohë të mirë në Kosovë, e se ndjehet i mërzitur. Ai tha se qëllimi i vetëm ka qenë zhvillimi i sportit të Kosovë.

“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip të konkurrues”.

“Kisha kënaqësinë që kam punuar me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte, mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”.Challandes në fund ka thënë se do të shikojë në vazhdimisht ekipin e Kosovës derisa ka thënë se ndihet pak si kosovar.

https://m.facebook.com/arbresh.info/videos/401556951535243/