Largoni yndyrën me sodë buke dhe uthull

0

Pas gatimit, të gjithë kanë problem të pastrojnë rrëmujën që shkaktohet.

Njollat e yndyrave që mund të bëhen nga gatimi i ushqimit nuk pastrohen lehtë.

Kështu njerëzit përdorin detergjent të ndryshëm për të larguar yndyrën, por pos detergjenteve yndyra mund të largohet edhe nga soda e bukës dhe uthulla.

Ju duhet të bëni një pastë prej 1/2 filxhan sode buke dhe disa lugë uji.

Pas kësaj përhapni pastën mbi njollën e yndyrave dhe leni atë të thithet brenda natës. Ndërsa të nesërmen në mëngjes, përdorni një leckë të lagur për ta fshirë.