Latifi: Shqiptarët janë në rrezik të shkatërrimit të mendjes prej atyre që shohin në televizor

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur për emisionet televizive dhe personazhet të cilat janë të ftuara shpesh në kanale televizive.

Ai ka thënë se në Kosovë e Shqipëri, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të ekspozuar ndaj shkatërrimit të mendjes se sa në ditët aktuale.

“Në Kosovë e Shqipni shkollat pa mësues fizike, ndërsa studiot televizive të mbushura me budallenj që e hedhin poshtë shkencën e Ajnshtajnit përmes broçkullave konspirative e antisemite. Kurrë shqiptarët nuk i janë ekspozuar rrezikut të shkatërrimit të mendjes më shumë se sa sot.”, ka shkruar ai në Facebook.