Lavdërimi i Marrisë në Big Brother!

INA
INA

03/02/2024

Sunaj Raimi

Ata që më njohin pak, e dinë se unë nuk shikoj emisione të tipit Big Brother. Bile i luftoj ato me çdo bisedë e shkrim që bëj. Mbrëmë shumë media dhe rrjete sociale ma lodhën trurin me informatën se
njëfarë Edona James, banore e cirkut të turpshëm të njohur si BBVK, qenka zgjedhur si finaliste, meqë i paska fituar mbi 1 milion pëlqime! Duke i parë disa sekuenca që m’u imponuan pa dashje, u njoha me ‘lukun’ dhe fjalorin e fëlliqur që përdorte. Në ato pak çaste që e përcolla, e pata vështirë ta kuptoj a është lesbike, transvestite, nimfomane a hermafrodite! Por një gjë ishte lehtë për ta kuptu: ajo s’kishte fare ndjenjë të turpit, së bashku me disa banorë tjerë. U habita edhe me fascinimin e publikut që gjendej në sallë. Ai i duartrokiste primitivitetit të një show skandaloz ku promovohej vulgariteti, paedukata dhe injoranca! Më shqetësoi ky realitet surrealist, ku rinia jonë, dikur e cilësuar si më e shëndosha në Europë, tani ishte hipnotizuar kaq keq me këso çoroditje socio-morale të papresedan! U shqetësova sepse kjo dukuri në fakt e pasqyronte vetëdijen kolektive të gabuar të shumicës së rinisë shqiptare. E ajo që habit në këtë histeri kolektive është edhe glorifikimi i këtyre figurave groteske nga opinionistët ‘psikoanalist’ të show-it, të cilët me vleresimet (pseudo)profesionale promovojnë figura dështake që realisht duhet të ishin në margjinat e shoqërisë! Duke e përcjellur me çudi këtë paradë të klounave dhe mediokërve të përdhosur, m’u kujtua titulli i një vepre të famshme të filozofit holandez Erasmo Roterdam – “Lavdërimi i Marrisë”, e cila më së miri do ta shprehte kuptimin sarkastik të këtij show-i të turpit dhe mjerimit shoqëror. Ky teatër grotesk vazhdoi me skenarin e organizatorit, kur në event thirret nëna e kësaj ‘artisteje’, e cila me një ‘ekzaltim filmik’ e falënderon vajzën e saj për “krejt atë çka bëri për popullin shqiptar”. Këtij glorifikimi absurd i bashkangjitet edhe moderatori i emisionit fatkeq, i cili ‘Yllin e BBK’ e falënderon për kënaqësinë dhe emocionet që ua fal shqiptarëve! O tempora, o mores! O sanctas simplicitas! Mendoj dhe çuditem duke pyetur: kush na mallkoi kështu që na pushtoi kjo e keqe kolektive. Nga të gjitha vendet e rajonit, pse po na ndodhë veç neve kjo shthurje morale?! Unë këtë fenomen s’mund ta kualifikoj ndryshe, përveç si një ‘Vetëvrasje morale përmes BBVK’!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ledion lico

Njofton Sara Hoxha: Ledionit sot i ndodhi e papritura ..

sara HOXHA LEDRI

”Do më bëhej qejfi nëse fiton”, Sara tregon se kë mbështet në Big Brother

A825DDE7-9B9E-4067-8971-02612F849F89-750x449-1

Pasi iu zbulua romanca, Azeti i çon dron Erjolës në “BBV”?

Screenshot_2024-03-04-14-27-37-188_com.facebook.katana-edit

Florjan Binaj ironizon rëndë Ilnisën dhe Meritonin pa harruar dhe ish fituesit

Screenshot_2024-03-04-14-22-55-410_com.instagram.android-edit

Vajza e vogël qanë për Luizin dhe Kiarën (video)

luiz-ejlli

Luiz Ejlli do të futet sërish në “BBV3”, zbuloni datën

sara bardhi

“Ti je nëna e fëmijëve të mi”/ Bardhi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës

diola desta

Diola Dosti në lidhje me biznesmenin kosovar?

zarf i zi

“Vëllai i Madh nuk toleron më”/ Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother VIP, shkak Françeska dhe Sara

INFO

NA NDIQ