Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

ina-online
ina-online

30/11/2023

Në takimin dyditor të OSBE-së në Shkup është përjashtuar çdo mundësi për takim apo komunikim midis zyrtarëve më të lartë perëndimor me shefin e diplomacisë ruse, Aleksandar Lavrov, i cili mbrëmë vonë erdhi në Shkup.

Përveç sekretarit amerikan Antony Blinken që u largua pa mbërritur ministri rus, Shkupin mbrëmë rreth orës 22:30 e braktisi edhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron. Po ashtu sipas njoftimeve, as shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, nuk do të ketë mundësi të takohet me Lavrov në takimin në Shkup, sepse në mëngjes herët pritet largimi i tij nga vendi, përcjell INA.

Lavrov vjen në Shkup pas përfundimit të darkës joformale të ministrave të Punëve të Jashtme dhe delegacioneve të vendeve anëtare të OSBE-së, e cila u mbajt mbrëmë në hotelin “Aleksander Palace”. Ministri rus mungon edhe në foton e përbashkët të pjesëmarrësve të takimit joformal në hotelin e Shkupit.

Për shkak të mbërritjes së Lavrov në samitin në Shkup, ministrat e jashtëm të Ukrainës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë anuluan pjesëmarrjen në Këshillin e Ministrave. Këto vende përfaqësohen në një nivel më të ulët. Polonia nuk do të ketë asnjë përfaqësues, për shkak se bojkoton samitin për shkak të pranisë së Lavrovit. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Albin-Kurti-5

​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

policia-714x420

Tmerr në një fshat të Kumanovës, vëllai vret motrën dhe nipin, plagos nipin tjetër

Talat Xhaferi

FOTO/ Xhaferi-Dir: Ukraina gjithmonë mund të shohë në Maqedoninë e Veriut një mik, partner dhe përkrahës

INFO

NA NDIQ