Lavrov: Perëndimi po e kthen Maqedoninë në “mjet” në lojën antiruse

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov sërish është përzier në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, duke manipuluar me opinion.

Ai në një intervistë për televizionin online rus “Kinoja jonë” ka theksuar se perëndimi po përpiqet t’i kthejë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në “mjet” në lojën anti-ruse.

“Ju mund të shihni ndryshimin midis asaj që malazezët dhe maqedonasit ndiejnë për Rusinë dhe asaj që politikanët e tyre janë të detyruar të bëjnë nga Brukseli, BE-ja dhe NATO-ja. Kjo është një përpjekje për t’i kthyer ato në një “mjet” në lojën antiruse. Maqedonia e Veriut tani u bë për të hyrë në BE (ku nuk u pranua dhe nuk do të pranohet së shpejti). Në vend të kësaj, ata i tërhoqën zvarrë në NATO, filluan të ngrohin ndjenjat rusofobike, politikën agresive ndaj Federatës Ruse. Të njëjtën gjë bënë edhe me Malin e Zi: u premtuan të anëtarësohen në BE, por thanë se duhet të anëtarësohen në NATO, t’i bashkohen sanksioneve dhe të marrin një qëndrim që është hapur anti-rus. Është e trishtueshme”, tha Lavrov në intervistën e publikuar në ueb faqen e MPJ-së ruse, njofton “TASS”.

Ai gjithashtu shtoi se ka vizituar Shkupin dhe Ohrin, ku thekson se, ka parë se si njerëzit në Maqedoni e trajtojnë historinë dhe fenë tonë të përbashkët. (INA)