“Lavrov s’ka çka lyp në Shkup”, ministrja maqedonase mesazh për ministrin e jashtëm rus

ina-online
ina-online

21/11/2023

Ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska në intervistën për servisin publik RTVM ka foluru edhe rreth pjesëmarrjes së mundshme të ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, në takimin e OSBE-së në Shkup.

Ajo tha se nuk sheh ndonjë arsye që Lavrov të vjen në Shkup, duke marrë parasysh sjelljen e Rusisë dhe politikën e saj të jashtme, përcjell INA.

“Nuk ka asnjë konfirmim për ardhjen e Lavrovit, por duke marrë parasysh sjelljen e politikës së jashtme ruse, ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të shteteve, por mbi të gjitha qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës, nuk e kuptoj pse ai do të vinte këtu”, tha ministri.

Petrovska tha se Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së në periudhën e kaluar ka dhënë vërtet gjithçka, ka bërë përpjekje maksimale që kryesimi të përfundojë me sukses dhe OSBE-ja ta përmbushë misionin e saj.

“Jo çdo gjë varet gjithmonë nga ne. Dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare, në këtë rast edhe Rusia si anëtare e OSBE-së, duhet të tregojë se me të vërtetë di ti ushqejë dhe vlerësojë vlerat e OSBE-së”, tha ministri në Ditarin e RTVM.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9419

UT-ja çmim për Talat Xhaferin, Ziberi: Mos të keqpërdoret UT-ja në periudhë parazgjedhore

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

INFO

NA NDIQ