Lazami: Hapja e qendrës së parë rinore në një vendbanim rural si Likova është moment historik

ina-online
ina-online

18/10/2023

Në fshatin Mateç të komunës së Likovës sot u përurua Qendra Rinore, e para që hapet në komunat rurale.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Isak Lazami, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi si dhe funksionarë të tjerë e këshilltar komunal.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Isak Lazami uroi hapjen e kësaj qendre rinore, duke u dëshiruar suksese të rinjëve dhe uroi që këso qendra të hapen edhe në vende tjera, ku përmendi edhe Strategjinë për të rinj e hartuar dhe e sjellur nga ana e qeverisë, që ka të bëjë pikërisht për angazhimin e të rinjëve në mënyrë aktive në jetën shoqërore në vend.

“Hapja e qendrës së parë rinore në një vendbanim rural si Likova është një moment historik për ne. Kjo qendër rinore do të ndikojë pozitivisht në jetën e të rinjve, duke u ofruar një mjedis të pasur me aktivitete dhe mundësi për zhvillim personal. Është një shembull i qartë se si investimet në rininë mund të ndryshojnë destinacionin e një komuniteti. Ju të rinj të Likovës, jeni themelues të kësaj qendre dhe keni detyrimin e rëndësishëm të shfrytëzoni këtë mundësi për të përfshirë veten në procese vendimmarrëse dhe për të ndryshuar për të mirë komunitetit tuaj”, theksoi Lazami.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ora

Doganat e Maqedonisë parandalojnë kontrabandim të 84 orëve Casio dhe 7.560 copë bizhuteri

moti

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

INFO

NA NDIQ