Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për familjet e prekura nga vërshimet në Kosovë, përcjell agjencia e lajmeve INA.
“Me shqetësim po i ndjek lajmet mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa vendbanime në Kosovë. Solidarizimi dhe kontributi im për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk do të mungojë, dhe shpresoj këtë ta bëjnë të gjithë ata që e kanë mundësinë. Uroj bashkërisht ta tejkalojmë sa më parë edhe këtë vështirësi”, ka shkruar Destani.(INA)