Lëvizja Demokratike: “Artan Casino Man” t’i mbyllim kazinotë për të mirën e rinisë tonë

Picture of ina-online
ina-online

08/10/2023

Lëvizja Demokratike sot përmes një konference ka akuzuar BDI-në, duke theksuar se kjo parti është bërë peng i apetiteve kriminogjene të një njeriu dhe se siç thuhet BDI është bërë lodër në duart e Artan Grubit.

“Le të konstatojmë. Opozita shqiptare zbuloi aferën për 4 zinxhirët e rinj të lojërave të fatit. Opozita shqiptare zbuloi rrjetin e njerëzve të Artan Grubit në biznesin e kazinove! Opozita shqiptare sfidoi Artan Grubin të mbyllen tërësisht kazinotë në vendin tonë! Për të mirën e qytetarëve, për të mirën e fëmijëve tanë!

Dhe çfarë bëri pas kësaj situate Artan Grubi i njohur me nofkën “Casino Man”?

I verbuar nga pushteti dhe tenderat, vendosi të na akuzojë neve se e paskeshim bllokuar ligjin?! Sikur jo ai, por ne jemi paguar nga paratë e pista të kazinove! Pra, sulmi është mbrojtja më e mirë! Por a mendon vërtet se dikush e beson atë? E përsërisim edhe një herë, propozimi ynë është t’i mbyllim përfundimisht këto vende që na e morën në qafë rininë! Që nesër!

Ne propozojmë mbylljen, Artan Casino Man me nënshkrimin e tij, me vendimin e tij po hap internet kazino për ta fut bixhozin në shtëpitë tona, në çdo shtëpi, nëpërmjet internetit. Ky është dallimi!

Mirëpo, do të bëjmë durim edhe pak, po vjen koha kur ai do të përgjigjet për çdo vendim të jashtëligjshëm që e ka bërë. Nuk ka shpëtim nga kjo.

Në fund e pyesim publikisht Artanin dhe BDI-në, për çfarë luftuan ushtarët e UÇK-së në vitin 2001, për të drejtat e shqiptarëve apo që njerëz si Artani të shkatërrojnë çdo vlerë kombëtare e morale!”, u theksua në konferencën e organizuar për media nga LD. (INA)

TË FUNDIT
6 orë
Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
6 orë
Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës
8 orë
Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë
9 orë
Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat
9 orë
Shtrenjtohet buka

ME TE LEXUARA

12 orë
Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit
17 orë
Këto janë emrat e përmendur për zv/ministra në Mbrojtje dhe Bujqësi nga VLEN?!
12 orë
I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët
17 orë
Komiteti i Helsinkit: Nuk ka avancim për të drejtat e njeriut në RMV
11 orë
Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet
17 orë
Siljanovska Davkova takoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier
11 orë
Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë
16 orë
OKB-ja ka akuzuar Izraelin për krime kundër njerëzimit

LEXO MË SHUMË

bdi ali ahmeti kuvend

Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

FB_IMG_1718221732728

Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës

kombetarja

Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë

Mickoski

Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat

buka

Shtrenjtohet buka

IMG_2933

Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër

IMG_2930

Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë

mickoski hristijan

Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet

shkolle klase

I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët

INFO

NA NDIQ