LD: Ata që e ngritën për 11 vjet VMRO-në akuzojnë të tjerët për lidhje me VMRO-në

ina-online
ina-online

19 Shtator, 2023

Lëvizjen Demokratik theksoi se ata që e ngritën për 11 vjet VMRO-në akuzojnë të tjerët për lidhje me VMRO-në.

‘Kemi futur kokën në thes që të bie regjimi i Nikolla Gruevskit, që Maqedonia të dalë nga izolimi, që qytetarët të jetojnë më mirë, dhe për këtë jemi krenarë’ tha kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në intervistën dhënë për televizionin Klan Maqedoni.

Ai këtë përgjigje e dha ne pyetjen se a është Fronti Opozitar vegël e VMRO-së. Mexhiti tha se pikërisht BDI dhe eksponentë të saj që bashkë me Gruevskin ndërtuan regjimin e tij, akuzojnë se neve jemi vegël e VMRO-së, ndërsa vrapojnë pas Gruevskit për ta kthyer në vend.

‘A keni vërejtur se askush nuk akuzon Kovaçevskin se është takuar me Gruevskin, apo ndonjë eksponentë tjetër nga pala maqedonase. Të gjithë i akuzojnë funksionarët e BDI-së, që dëshmon se BDI është linku me Gruevskin dhe jo ndonjë parti maqedone’, tha Mexhiti.

Duke komentuar pyetjen e drejtuar Bujar Osmanit, nëse privatisht apo zyrtarisht ka takuar Gruevskin në Budapestë, Mexhiti tha se ka fakte për këtë takim dhe për tentime tjera që BDI ka bërë për ta falur dhe kthyer Gruevskin në vend”, thuhet në reagimin e LD-së.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

orhan murtezani

Murtezani: Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri?

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

vmro

VMRO-DPMNE: Në Maqedoni shitet qumësht ”kancerogjen”?!

fadil zendeli

Opozita shqiptare kërkon vend në KSHZ/Zendeli: Taravari blen kohë, tërheqë vëmendjen nga dështimet në qeverisje

derivate nafta dizeli benzin

Bie çmimi i benzinës në Maqedoni

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

INFO

NA NDIQ