LD: BDI u bë partner me Gruevskin dhe Mijallkovin, rezultati nuk do t’ju dalë mirë (VIDEO)

INA
INA

18/10/2023

Lëvizja Demokratike përmes një konference me mediat akuzoi BDI-në se janë bërë partner me dyshen famëkeqe Gruevski – Mijallkov, të cilët po shpëtohen në mënyrë institucionale.

Haqim Ramadani nga LD theksoi se kontradiktat e Qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut nuk kanë fund.

“BDI dhe LSDM duan t’i afrohen Europës me ata që e larguan prej Europës. Çfarë ironie! Tanimë u pa qartë se miratimi i Kodit penal u bë për amnistimin e veprave kriminale të Gruevskit dhe Mijallkovit, dy figurave kyçe, në kohën e të cilëve shqiptarëve u ndodhën shumë tragjedi. Ne jo rastësisht shtruam pyetjen se në çfarë cilësie Bujar Osmani vizitoi Budapestin dhe se a po përgatitet kthimi i Gruevskit, gjë që çdo ditë e më shumë po vërtetohet dhe gjithë opinioni i gjërë e lexon qartë se BDI shpëtimin e vetëm e sheh pikërisht te kthimi i Nikolla Gruevskit. Dhe çfarë ndodhi: vepra kriminale e përgjimit masiv u vjetrua dhe Mijallkovi shpëtoi edhe nga kjo padi”, theksoi Ramadani.

Sipas tij, tanimë edhe oficialisht BDI u bë partner me Gruevskin dhe Mijallkovin pikërisht gjatë qeverisjes me LSDM.

“Të gjithë këto bashkë, për ta rrënuar rendin kushtetues! BDI po i shpërblen partnerët e tyre të biznesit! Në çdo kombinim (lotarie) ata duan që të dalin fitues: të qëndrojnë në qeveri, por edhe t’i ruajnë miqtë e vjetër, Gruevskin dhe Mijallkovin. Ata i kanë bërë matematikat, por rezultati nuk do t’ju dalë mirë. Sipas këtij vendimi, qytetarët prej buxhetit të tyre, prej xhepave të tyre do të duhen t’i paguajnë edhe dëmshpërblim Mijallkovit për qëndrimin në paraburgim. Kjo çmenduri duhet të përfundojë një herë e përgjithmonë! Për të mirën e gjeneratave që vijnë pas nesh! Të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm duhet të ngrihen në këmbë dhe ta largojmë bashkë këtë të keqe! Dënimi do tu vie në ditën e zgjedhjeve! Ndryshimi i shumëpritur po vjen!”, nënvizoi Ramadani. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Behgjet Pacolli konfirmon vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, ja si reagon (FOTO)

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

jeton abdullahu flamuri

Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

flamur gashi

Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

Kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët nuk e duan izolimin, ashtu siç ndodhi për 11 vjet

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

adriatik lapaj

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

INFO

NA NDIQ