LD: Derisa qytetarët për çdo ditë po e braktisin vendin

INA
INA

18 Shtator, 2023

”Derisa qytetarët për çdo ditë po e braktisin vendin, qeveria edhe më tutje toleron përmbaruesit që pa mëshirë po rrjepin qytetarët e mbetur

Borxhet e grumbulluara dhe kamatat ndëshkuese kanë bërë që përmbaruesit thjeshtë t’i rrjepin qytetarët, duke i bërë borxhlinj të përjetshëm. Bllokimi i llogarive të transaksioneve janë bërë makth i vërtetë si për qytetarët e shumtë, ashtu edhe shumë ndërmarrje, të cilat në pamundësi për t’i shlyer borxhet, thjeshtë falimentojnë.

Kohë më parë shumica parlamentare ka miratuar disa ndryshime në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, por disa nga njohësit e kësaj lëmie thonë se këto ndryshime kanë shumë paqartësi.
Është e domosdoshme që në këtë drejtim shteti t’i qartësojë disa çështje dhe jo problemet të ngelin pezull. Përderisa nuk ka interpretim autentik të ligjit nga ana e Kuvendit, do të vazhdojë avazi i vjetër dhe rrjepja e qytetarëve dhe subjekteve juridike do të jetë edhe më e dhimbshme.

Lëvizja Demokratike fton edhe ministrin e Drejtësisë, në kompetencat e të cilit zhvillohet veprimtaria e përmbaruesve, që të gjejë një zgjidhje me fatlume, sepse numri prej mbi 120 mijë xhirollogari të bllokuara, është sa alarmant, aq edhe tragjik” – thonë nga Lëvizja Demokratike. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shaip-kamberi

Shaip Kamberi ka një mesazh për Vuçiqin

88F77E7E-BD4D-4755-8C1A-A70698D2E102

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Llogës për vendosje të grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore

Manastiri Banjskes zvecan

“Serbia e përfshirë kokë e këmbë” – Çka ndodhi tre ditë pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës

gjimnazi Tetov-780x470

Komuna e Tetovës akuzon MASH-in: Mijëra nxënës ende nuk kanë libra

mickoski

Mickoski: Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të merret seriozisht me hulumtimin e krimeve në vend

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

policia kosoves terroristet veri

Lirohen katër të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

8525710B-2B1C-4019-A336-2EA5EAD280CF

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrellit, qëndron krah Kosovës

arm-uniforma-600x360

Buxheti i mbrojtjes do të shkurtohet për modernizimin e ushtrisë, do të bëhen shkurtime në mobilje, udhëtime, ngrohje

INFO

NA NDIQ