LD: Eksodusi masiv i rinisë, rezultat i dhimbshëm i qeverisjes 20 vjeçare të BDI-së

ina-online
ina-online

29/10/2023

Lëvizja Demokratike akuzoi sot pushtetin se ëshë shkaktar i ikjes së rinisë në kërkim të jetës më të mirë jashtë vendit.

“Përderisa në njërën anë qeveritarët në Maqedoninë e Veriut flasin për kinse “suksese dhe perspektivë” në lëmin e ekonomisë, në anën tjetër të rinjtë, sidomos ata shqiptarë, nuk shohin asçfarë perspektivë, ndaj në kërkim të një ardhmërie më të mirë ata marrin rrugën drejt perëndimit. Ikja e tyre fatkeqësisht gjithnjë e më shumë po bëhet e dukshme në mesin tonë!

Duhet të dihet se largimi nga shtëpia, në traditën e shqiptarëve, është një segment i dhimbshëm, sepse është hapi i fundit pas përpjekjeve për të gjetur zgjidhje tjera.Të shtunën stacionet e autobusëve (por edhe Aeroporti i Shkupit) janë të mbushura përplot me familjarë, të cilët përcjellin fëmijët e tyre që kanë bileta njëdrejtimëshe. Është një pamje tepër tronditëse, një pamje e cila pasqyron dështimin e një qeverie, e cila mendon vetëm për perspektivë e anëtarëve të vet dhe të familjeve të tyre.

Kot apelon BDI për të aplikuar të rinjtë tanë për të punuar në ndërtimin e korridoreve. Për plotësimin e 2000 vende pune mezi u paraqitën 300 të interesuar, sepse forca e punës po derdhet me të madhe jashtë Maqedonisë së Veriut.

Kjo ikje masive ka bërë që të zbrazen vendbanimet shqiptare, ka bërë që në përmasa alarmante të bie numri i nxënësve, të mbyllen shumë shtëpi e të hapen shumë plagë shpirtërore.E gjithë kjo është pasojë e keqqeverisjes, e padrejtësisë, e korrupsionit, e pasigurisë, e paperspektivës, e mungesës së moralit, e kapjes së shtetit, e vjedhjes dhe hajnisë!

Ndaj ikjet e të rinjve nuk do të pushojnë, siç nuk do të pushojnë as edhe autobusët dhe aeroplanët, që i çojnë këta të rinj të dëshpëruar në vendet e Perëndimit, ku shpresojnë se do të gjejnë një jetë më të dinjitetshme” , thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ