LD-ja e Izet Mexhitit pyet Kreshnik Bekteshin: Sa është rritur rroga mesatare deri sot tek shumica e qytetareve?

ina-online
ina-online

27 Gusht, 2023

”Duam që të informojmë opinionin e gjërë dhe gjithashtu ministrin e ekonomisë se rroga mesatare që sipas tij qenka rritur për 14.6%, ka ndodhur në një periudhe ku inflacioni është 14.1%, ndërsa edhe kjo rritje është si rezultat i rritjes së pagave në disa sektore siç është sektori i IT-së, dhe jo i gjithë ekonomisë.

Gjithashtu të dilet dhe të flitet për rritje të rrogës mesatare për 14,6% pas rritjes së pagave të funksionerëve për 78% është sa ironike aq edhe përbuzëse.

Pyetja e vërtetë për Kreshnik Bekteshin është: Sa është rritur rroga mesatare deri sot tek shumica e qytetareve, për ato që janë të punësuar në administratën publike dhe shtetërore, sa është rritur paga e të punësuarve në ndërmarrjet publike?

Me përgjegjësi konstatojmë se tek shumica e qytetarëve jo që nuk ka rritje të standardit jetësor, por tek qytetari i thjeshtë ka varfërim të vazhdueshëm, dhe kjo situatë është gjatë verës.

Gjendja e brishtë finansiare e amvisërive do të goditet përsëri me afrimin e vjeshtës dhe dimrit, kur Kreshnik Bekteshi do t’u mundëson kompanive rritjen trefish të çmimit të drunjve për ngrohje dhe peletave, siç bëri 2 vitet e kaluara” – thuhet në kumtesën e LD-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

arm-uniforma-600x360

Buxheti i mbrojtjes do të shkurtohet për modernizimin e ushtrisë, do të bëhen shkurtime në mobilje, udhëtime, ngrohje

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin efekt: Çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi për Zërin e Amerikës: Partnerët tanë strategjikë vërejnë dhe mbështesin përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian

2579CC16-59D8-405E-B69C-2C3375E03728

Çka paralajmëron Fatmir Limani?!

policia-714x420

Të shtëna me armë zjarri në Gjorçe Petrov, plagoset një person

abdulla mehmeti

Shërbimet sekrete serbe dhe ruse janë të infiltruara thellë edhe në Maqedoni

nato-mkd-zname

Sot në Shkup mbahet konferenca e shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të NATO-s

INFO

NA NDIQ