LD-Maqedoni: Qeveria në largim të zgjidh problemin me dokumentet personale

INA
INA

15/01/2024

Lidhja Demokratike kërkon që Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e nesërme të hap debat për rëndësinë e dokumenteve personale, të marrë vendime përkatëse, t’i obligojë ministritë që t’i zbatojnë ato dhe t’i informojë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Së pari, letërnjoftimet, si dokumente për përdorim të brendshëm, mund të përdoren deri në datën e vlefshmërisë së tyre. Kjo do të thotë se ato mund të përdoren kudo, përpara të gjitha institucioneve, bankave, për votim etj.

Së dyti, patentë shoferët mund të përdoren lirisht brenda Maqedonisë, ndërsa jashtë vendit vlefshmëria e tyre lidhet me vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit, gjegjësisht mund të përdoren deri më 12 shkurt 2024, nëse ky afat nuk zgjatet.

Së treti, sipas Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese, dokumentet personale që janë të dobishme jashtë vendit (dokumentet e udhëtimit dhe patentat e shoferit) janë të vlefshme deri më 12 shkurt 2024, prandaj MPJ duhet t’i kërkojë Greqisë të pranojë zgjatjen e këtij afati deri në data e vlefshmërisë së këtyre dokumenteve ose më së voni deri më 31.12.2024, për arsye teknike dhe mungesë të potencialit kadrore për t’i zëvendësuar ato me emrin e ndryshuar të shtetit brenda afatit të përcaktuar me Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese”, thonë nga LD.

Me dokumente udhëtimi, njoftojnë nga LD, qytetarët e Maqedonisë që janë jashtë vendit mund të udhëtojnë lirisht dhe të kthehen në Maqedoni.

“Në këtë drejtim, Qeveria duhet të pajtohet me Gjykatën Kushtetuese për shtyrjen e aplikimit të afateve ligjore për vlefshmërinë e patentë shoferëve dhe dokumenteve të udhëtimit, në përputhje me iniciativën e OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LD.

Për këto turma dhe keqtrajtime të qytetarëve para sporteleve të MPB-së, shtojnë nga atje, duhet gjetur një zgjidhje, por përgjegjësi duhet të mbajnë edhe Qeveria dhe ministrat përkatës./Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ