Lëvizja Demokratike (LD) ka formuar nëndegën e saj më të re, të emëruar “Adem Jashari”, në Çair të Shkupit.
Manifestimi për zyrtarizimin e kësaj nëndege u shoqërua me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, duke e bërë që ky organizim të ngjajë më shumë me një tubim madhështor sesa me një proces të zakonshëm strukturimi.
Në kuadër të këtij organizimi, për kryetar të nëndegës “Adem Jashari” u zgjodh Eroll Rexhepi nga lagjja Serovë.