LD paralajmëron hapa radikal demokratik

Picture of INA
INA

11/11/2023

Në Shkup mbrëmë u mblodh Këshilli Themelues i Lëvizjes Demokratike, për të diskutuar mes tjerash edhe mbi situatën aktuale politike.

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti deklaroi në këtë mbledhje të Lëvizjes Demokratike e cila është pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim, fokusi u vendos tek Raporti i Komisionit Europian dhe u konkludua se vërejtjet dramatike në fushat themelore të mungesës së progresit na bindin se nuk ka BE me BDI-në në pushtet! Ndërsa konkludimi tjetër ishte se ky është raporti më i keq i Komisionit Europian që ka marrë Maqedonia e Veriut kurdoherë. Në vend të progresit, raporti ka regjistruar regres, gjë që është tejet shqetësuese.

“Duke i marrë parasysh rreziqet dhe pasojat që burojnë nga kjo gjendje e regresit në raport me perspektivat europiane të Maqedonisë së Veriut, u konstatua se është e nevojshme që menjëherë dhe pa vonesë të ndërmerren hapat e mëposhtëm:
1. Dorëheqje të parevokueshme nga Artan Grubi, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dhe Krenar Lloga. Kjo duhet të bëhet si akt i përgjegjësisë politike dhe si shenjë e mirë për aleatët tanë ndërkombëtarë se vërejtjet e tyre janë marrë shumë seriozisht nga shteti ynë.
2. Тë shpërndahet Kuvendi dhe të kemi zgjedhje urgjente parlamentare dhe presidenciale së bashku. Secila ditë e kaluar në pushtet nga kjo qeveri e kriminalizuar është humbje për qytetarët.
3. Ridefinim i plotë i organeve gjyqësore. Ne jemi në dispozicion të plotë me të gjithë ekspertët tanë juridikë për të gjetur modalitetet më të përshtatshme për reforma rrënjësore, që kështu të garantojmë shtet të së drejtës.

“Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, ne do ta rishqyrtojmë edhe mbështetjen tonë për ndryshime kushtetuese në këtë mandat të Kuvendit. Nuk përjashtohet as ngrirja e plotë e kësaj mbështetjeje derisa ata janë në pushtet.
Nëse qeveria dëshiron ta injorojë Raportin dhe përgjegjësinë t’ia lë opozitës, atëherë prej saj nuk mund të presim që ajo të organizojë as zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërkaq shkeljet e procesit zgjedhor do ta largojnë edhe më shumë vendin tonë nga BE-ja.
Sot është koha për veprim konkret dhe jo për deklarata boshe. Nëse këto konkluzione të Lidhjes Europiane për Ndryshim shpërfillen, ne e rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë hapa edhe më radikalë demokratikë. Askush nuk është mbi përcaktimin strategjik të shtetit dhe mbi interesat e qytetarëve!”, u tha në mbledhjen e Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike që është pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim”, deklaroi Mexhiti. (INA)

TË FUNDIT
1 min
KINSIV në M-NAV do ta hetojë ngjarjen e sigurisë mbi qiellin e Shkupit nga 7 shtatori
5 minuta
Pritet vendim për shportën e konsumit vjeshtor me çmime më të ulëta
6 minuta
Një delegacion i Bundestagut gjerman për vizitë në Kuvend
6 minuta
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell
10 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

ME TE LEXUARA

17 orë
VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës
17 orë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!
15 orë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
15 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!
12 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
10 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
1 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

LEXO MË SHUMË

mnav fluturimet civile

KINSIV në M-NAV do ta hetojë ngjarjen e sigurisë mbi qiellin e Shkupit nga 7 shtatori

fature-market

Pritet vendim për shportën e konsumit vjeshtor me çmime më të ulëta

Kuvendi parlamenti maqedoni

Një delegacion i Bundestagut gjerman për vizitë në Kuvend

moti-1

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

INFO

NA NDIQ