LD: Qeveritarët rrisin rrogat e veta në mbi 2.000 euro, për qytetarët vetëm 2.000 denarë

INA
INA

22/09/2023

Lëvizja Demokratike thotë se, hipokrizia e pushtetit aktual përfundimisht nuk ka fund.

“Shpesh ata krenohen me diçka që në fakt është për tu turpëruar.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi e konsideron si arritje të madhe rritjen e pagave minimale për 10% ose 2.000 denar.

Nga ana tjetër rritja e rrogës për qeveritarët ishte 78% duke arritur vlerë prej 128.000 denarë apo mbi 2.000 euro dhe kjo është tallje me fatin e qytetarit të thjeshtë.

Tashmë të gjithë e dimë se qytetarët janë buzë ekzistencës. Natyrisht, këtë presion të përditshëm nuk e ndjejnë qeveritarët dhe familjet e tyre, sepse ata, pikërisht në kurriz të qytetarëve ia kanë siguruar vetes një përditshmëri të rehatshme.
Ajo që po bën qeveria është vetëm edhe një përpjekje për ta blerë vullnetin e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme.

Por, qytetarët mirëfilli e dijnë se qeveria tenton ta shes si sukses rritjen e pagës minimale për 2.000 denarë derisa për veti rrit pagat në vlerë mbi 2.000 euro, e skandalet korruptive nuk kanë të ndaluar”, thuhet në reagim. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

Talat Xhaferi

Xhaferi: Festat kombëtare na tregojnë se duhet të ruhet trashigimia shpirtërore

Carshia-e-Shkupit

Maqedoni/Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit

grabitja

Arrestohet shkupjani që grabiti një barnatore në Shkup

LSDM SDSM

LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të informacioneve në rastin e vrasjes së dyfishtë

INFO

NA NDIQ