LD: Rruga e vetme e BDI është ajo drejt humbjes

Picture of INA
INA

16/08/2023

Lëvizja Demokratike (LD) thotë se BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për projektin Tetovë – Prizren.

Sipas tyre, rruga e vetme e BDI do të jetë ajo që do t’i çojë drejt humbjes…

“Projekti i rrugës Tetovë – Prizren, bashkë me tunelin, është një ide e kamotshme. Është një arterie e rëndësishme jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Së fundi është aktualizuar shumë, sidomos kulmoi me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e Tetovë, i cili edhe një herë foli për rëndësinë e kësaj rruge që lidh dy qytetet me rëndësi historike.
Kjo rrugë gjithsesi do të bëhet, por jo me BDI-në, e cila, gjë që është e pritshme, tenton ta përvetësojë si projekt partiak.
Ndaj para se të flasin për këtë projekt madhor, të zëshmit e BDI-së, duhet t’i kryejnë ato dy kilometra të rrugës Bllacë – Shkup, që me vite nuk kryhen. Duhet t’i kryejnë punët e tunelit disa dhjetëra metra që me muaj të tërë është bërë makth i vërtetë për ata që marrin rrugën drejt Kosovës apo anasjelltas. Gjithsesi do të duhet t’i sqarojnë edhe skandalet korruptive lidhur me Korridorin 8.
BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për projektin Tetovë – Prizren, ndonëse të gjithë e kanë të qartë se do të bëjnë çmos që ta përdorin edhe këtë nismë, sepse të zëshmit e kësaj partie e dinë se zgjedhjet parlamentare janë shumë afër dhe fundi i tyre po kështu është afër. Rruga e vetme e tyre do të jetë ajo që do t’i çojë drejt humbjes…”, thuhet në reagim.(INA)

TË FUNDIT
54 minuta
Mexhiti takon gjeneralin Clark
2 orë
SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse
2 orë
Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë
6 orë
Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë, e konfirmon marrëveshjen
6 orë
Ilas Veseli zgjedhet si ushtrues i detyrës Kryetar i Komunës së Sarajit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Vendi nuk është i përgatitur të përballet me luftën kundër zjarreve
13 orë
Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues
2 ditë
Merko nuk ndihet fajtor për emërimin e drejtorëve në Shkollën Fillore “Goce Dellçev”
10 orë
Mexhiti: Asnjë Ivan Stoilkoviç nuk mundet kurrë që t’i ndryshojë faktet e kryera!
1 ditë
Gashi priti Konjufcën në Kuvend
12 orë
Pas dy ditësh bllokim të deponisë së Kumanovës, banorët lejuan hyrjen e kamionëve

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-06-21-21-44-15-846_com.android.chrome-edit

Mexhiti takon gjeneralin Clark

IMG_3456

SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse

Evzoni-border-station-800x445

Radhë të gjatë në kufi, shumë qytetarë ia mësynë Greqisë

izet mexhiti

Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë, e konfirmon marrëveshjen

ilir veseli saraj

Ilas Veseli zgjedhet si ushtrues i detyrës Kryetar i Komunës së Sarajit

aksiden greqi

30 vjeçarja nga Shkupi humbi jetën në aksident në Greqi

fronti evropian

Fronti Europian sërish me akuza ndaj VLEN për pjesëmarrjen në Qeveri

bekteshi

Bekteshi: Ky është ekipi im që menaxhoi krizat më të mëdha në vend (foto)

bekim sali orhan murtezani

Murtezani: Po vjen një valë reformash në të gjitha institucionet, do punojmë pa u lodhur për të mirën e vendit dhe qytetarëve

INFO

NA NDIQ