LD: Viti i ri shkollor me një varg problemesh të vjetra

ina-online
ina-online

31 Gusht, 2023

Partia e re “Lëvizja Demokratike” thotë se viti i ri shkollor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk do të jetë i njëjtë me atë paraprak, përkundrazi edhe më i keq dhe më me shumë mungesa, për shkak të siç thonë, politikave dështuese të ministrisë përkatëse dhe sidomos BDI-së, arsimi shqip vazhdon të rrënohet dhe të degradohet në përmasa tragjike.

“Edhe sivjet, siç është paralajmëruar, do të kemi pakësim të filloristëve shqiptarë, për shkak të ikjes masive të familjeve shqiptare jashtë shtetit për ta siguruar kafshatën e gojës. Dhe ky fakt askënd nga pushtetarët shqiptarë nuk e brengos, pavarësisht të dhënave trishtuese për pakësimin alarmant vit pas viti. Kjo mungesë, fatkeqësisht do të bëjë që edhe shumë arsimtarë të mbeten pa punë. Mungesa e vizionit dhe nëpërkëmbja e arsimit shqip shumë shpejtë do të reflektohet me fillimin e mbylljes së shkollave për shkak të mospasjes nxënës”.
“Edhe sivjet nxënësit shqiptarë do ta ndjejnë mungesën e teksteve, edhe sivjet do t’u ofrojnë për përdorim libra të vjetër, për të mos thënë libra horor, të shqyera e të copëtuara. Me të dy këmbët do të shkelet dinjiteti i këtyre nxënësve, të cilët me vite e vite detyrohen të mësojnë edhe nga librat që kanë përmbajtje të diskutueshme”, thonë nga LD.

“Edhe sivjet do të mungojë cilësia në arsim shqip, edhe atë në të gjitha nivelet. Janë me qindra probleme që nuk i shqetësojnë ata, të cilët paguhen me paratë e popullit për t’i vënë çështjet në binaret e duhura. Në vend të cilësisë, gjithandej kemi vetëm përpjekje për të vënë drejtues të partisë në pushtet. Fatkeqësisht, trajektorja e arsimit shqip shënon vetëm rënie dhe fundosja nuk është larg”, shtojnë nga LD.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

Screenshot_2023-09-30-13-14-08-408-edit_com.facebook.katana

Deklaratat e fundit për sulmin terrorist në veri, kërkohet që Edi Rama të shpallet non-grata në Kosovë

mali-sharr

Hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Maria GABRIEL

Gabriel pret që Shkupi të mos “vetësabotohet”

LSDM kreret kovacevski zaev zecevic

Ndryshimet kushtetuese a po rikthejnë në lojë liderët e vjetër!

artan grubi

Grubi: Përmes fletëobligacioneve, Qeveria ndihmon Komunën e Tetovës dhe Zhelinës për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të tyre

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ