LD zgjodhi strukturat partiake në Dollnen, Mexhiti: Janë ndër të parët që i’u bashkuan thirrjes për ndryshim

Picture of Ina Online
Ina Online

11/01/2025

Anëtarët e Lëvizjes Demokratike në komunën e Dollnenit sonte zgjodhën Xhemaludin Xhaferoskin si kryetar të ri të degës.

Nga kjo parti theksuan se ky moment shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e strukturave lokale dhe avancimin e politikave të partisë në këtë komunë.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, vlerësoi përkushtimin e Dollnenit, duke kujtuar se ishin të parët që iu bashkuan thirrjes për ndryshim.

“Dollneni ishin të parët që na u bashkangjitën si Lëvizje në kërkesën tonë për ndryshim, andaj edhe ne e filluam në Dollnen për të vazhduar me ndryshimet edhe në nivel lokal,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi përkushtimin e plotë të partisë për të mbështetur degën dhe kryetarin e ri në çdo iniciativë dhe nevojë:

“Duke nisur nga unë dhe çdo funksionar i Lëvizjes Demokratike, ju jap fjalën se do të jemi në shërbim të degës dhe kryetarit të ri për çdo kërkesë dhe nevojë të banorëve të kësaj ane,” shtoi Mexhiti.

Lëvizja Demokratike mbetet e angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të forcuar lidhjen me çdo qytetar, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.(INA)

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË