shkruan: Faton Mehmeti
Pas përfundimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku VV doli e para, por jo me numër mjaftueshëm të votave sa për ta formuar e vetme qeverinë, partitë opozitare kanë nisur të përjashtojnë mundësinë e koalicionit me VV. Ndonëse, Nisma me tre deputetë ka theksuar gatishmërinë për t’u bërë pjesë e qeverisë së re. E habitshme është reagimi nga zyrtarë rë LDK që refuzojnë koalicion me VV, por të njëjtit kanë bërë koalicion me PDK përkundër se krekoseshin “nuk bëjmë koalicion me PDK”.
LDK është shkaktare që PDK ka qëndruar për 12 vjet në pushtet, me çka shtetit i kanë sjell të këqija të shumta. Përkundër kësaj këto dyja në opozitë nuk kanë ndryshuar pavarësisht dështimit, dhe vazhdojnë ende të mbesin aty ku ishin, me mendësinë e njëjtë të shpërfilljes së realitetit.
Prandaj, LDK dhe PDK e kanë të vështirë të shihen si alternativë, ngase ardhja në pushtet ndodh kur opozita reformohet, bëhet e besueshme tek qytetarët e rrjedhimisht pozita e humb besimin, mbështetjen.
LDK dhe PDK janë një në mendësi, vetëm së bashku arrijnë të mbijetojnë si rezultati i përvojës së më hershme ku e kanë ndarë bashkë ‘tortën’ e pushtetit. Edhe tani, këto dy parti bashkë me AAK janë të gatshme të bëjnë kolicion me Listen serbe por jo me Albin Kurtin, e tmerrshme dhe e turpshme në të njejtën kohën. E pështirë ku ka përfundu LDK, që është bërë vegël e PDK-së për interesa të klaneve të caktuara. Por, LDK dhe PDK smund të pengojnë VV të formojë qeverinë edhe pa ata, veç se po tregojnë se ende nuk po mendojnë për interesat e popullit, por të tyre.