Le Point: Këto janë qëllimet sekrete të Putinit në luftën kundër Ukrainës?

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2022

A po përpiqet presidenti rus të pushtojë të gjithë Ukrainën apo vetëm gjysmën e vendit? Revista franceze “Le Point” citon mendimet e ekspertëve që po përpiqen të deshifrojnë “efektin përfundimtar të dëshiruar” të pushtimit rus.

Në fillim të analizës, “Le Point” përmend se qëllimi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin që nga shpallja e luftës ndaj Ukrainës ishte i qartë: të siguronte përmbysjen e presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike Vladimir Zelensky, i cili e solli në një situatë të rëndë Putinin, qysh në fazat e hershme të pushtimit, përcjell INA.

Shumë oficerë dhe ekspertë në këtë çështje besojnë se plani rus, i cili po zhvillohet pak nga pak, nuk ka domosdoshmërisht qëllimin për të pushtuar të gjithë Ukrainën, e cila ka një territor thuajse sa Franca.

Në vend të kësaj, ata besojnë se Moska mund të synojë vetëm bregun lindor të lumit Dnieper, i cili e ndan vendin në dy pjesë, nga jugu në veri, dhe se kryeqyteti Kiev, i cili shtrihet në të dy anët e lumit, mund të jetë gjithashtu një objektiv .

“Synimi i Putinit është i qartë”

Ekspertët e njohur francez besojnë se, forcat ruse po përpiqen të ngjiten përgjatë lumit Dnieper, duke filluar nga jugu i vendit, në një përpjekje për të rrethuar 40,000 ushtarë ukrainas të vendosur në lindje të vendit.

Por a do të përpiqet atëherë Moska të pushtojë pjesën perëndimore të vendit?  Ekspertët thonë se ka mundësi që kjo të ndodhë.

Sipas revistës, një nga ekspertët beson se logjika ruse e sulmit të menjëhershëm është përqendruar në kapjen e urave në lumin Dnieper në mënyrë që forcave ukrainase t’i “ndërpritet tërheqja” nga pjesa lindore e vendit.

Ish-kreu i Drejtorisë së Përgjithshme Franceze për Sigurinë e Jashtme, ambasadorit Bernard Bayollet, i cili e njeh mirë aparatin e sigurisë së brendshme dhe të jashtme që rrethon Vladimir Putinin analizon se qëllimi i vërtetë i Putinit ishte i qartë, domethënë “rivendosje Perandoria Sovjetike dhe sferat e saj të ndikimit”, shkruan revista parisiene.

Prandaj, thotë Bayollet: “Nuk jam aspak i sigurt se ai do të dëshirojë ta kufizojë pushtimin e tij në pjesën lindore të Ukrainës. Mendoj se do të vendosë sipas rrethanave dhe rrethanave dhe do të marrë atë që mundet”.

Shantazhi bërthamor nuk është i ri

Ai shton se Putini është edhe më i inkurajuar nga dobësia e Evropës, si dhe dobësia e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht pas largimit nga Iraku dhe Afganistani.

“Qëllimet e Vladimir Putin shkojnë përtej pushtimit të thjeshtë të territoreve. Ai është një pragmatist, qëllimi i tij përfundimtar në Ukrainë nuk dihet, sepse ne shohim se forcat e tij që po përparojnë, por vërejmë edhe një lloj ngurrimi për të marrë Kievin me forcë”, tha Bayollet.

Ai beson se Putini mendoi se Vladimir Zelensky do të ikte sapo të fillonte sulmi, siç bëri Ashraf Ghani në Kabul. Ai kërkon fillimisht të neutralizojë Ukrainën ushtarakisht dhe politikisht me forcë dhe më pas ta kthejë atë në një regjim kukull, siç është rasti me Bjellorusin.

Michel Foucher, një ekspert i gjeografisë politike beson se Putini dëshiron Kievin, por se pjesa perëndimore e vendit, e cila nuk u aneksua nga sovjetikët deri në vitin 1945, nuk është e rëndësishme për të, sepse është një zonë që forcat ruse nuk munden ta mbajnë nën kontroll.

Sa i përket shantazhit bërthamor, “Le Point” e sheh atë si lojë të Putinit, por kjo nuk është lajm. Gjatë krizës në Kanalin e Suezit, më 5 nëntor 1956, të njëjtat kërcënime u përdorën nga Marshalli rus Nikolai Bulganin, ish-kryeministri i Bashkimit Sovjetik. Ai i shkroi sa vijon homologut të tij francez Guy Mollet: “Në çfarë situate do të gjendej Franca nëse do të sulmohej nga një vend tjetër me mjete të tmerrshme të shkatërrimit modern?”

Parisi e kuptoi këtë mesazh dhe të nesërmen, së bashku me Londrën, ndërpreu operacionet e tij në Egjipt. Por Putini nuk duhet të harrojë se ato ditë kanë kaluar dhe se gjërat kanë ndryshuar.  (Përgatiti: N.Pajaziti/INA)

TË FUNDIT

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete

ME TE LEXUARA

1
Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike
1
Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike
1
Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn
1
Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë
1
Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

LEXO MË SHUMË

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete