Leao në “luftë” kundër kohës, shpreson të rikthehet për ndeshjen e rëndësishme

ina-online
ina-online

13/11/2023

Milan po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, kjo pasi skuadra e Pioli-t nuk e njeh fitoren prej katër javësh, ndërsa ka humbur terren sa i përket garës për titullin kampion.

Si të mos mjaftonte mungesa e rezultateve, “Djalli” vuan edhe dëmtimet, situatë e cila po ndikon javë pas jave dhe po kushtëzon gjithmonë e më shumë trajnerin Stefano Pioli.

Por, një sinjal pozitiv mund të jetë fakti që kampionati do të ndalojë për dy javë dhe kjo kohë mund të shfrytëzohet, sidomos për Rafael Leao-n.

Portugezi nuk ia doli të mbyllte ndeshjen e fundit përballë Lecce-s dhe pas testeve mjekësorë, shkalla e dëmtimit nuk është e lartë, por sulmuesi ka kohë për një pushim dyjavaor, ndoshta edhe për dy apo tre ditë më shumë.

Pra rikthimi i tij është parashikuar të ndodh në fundin e muajit nëntor, ndërsa burime pranë klubit kanë raportuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Fiorentina-s dhe stafi mjekësor, por edhe lojtari vetë do të provojnë të bëjnë maksimumin që të rikthehet për ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në UEFA Champions League.

Këto zëra janë pothuajse të konfirmuara, për shkak se Pioli, pavarësisht ndërprerjes së kampionatit do të vijoj punën me skuadrën, sepse nuk ka kohë për pushim, sidomos pas rezultateve të tilla dhe trajneri do të përgatisë një skuadër pa Leao-n ndaj Fiorentina-s, që në vetvete do të jetë një test shumë i rëndësishëm për llogaritë e kampionatit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

muller

Muller largohet nga Bajerni, në garë janë 3 klube nga Seria A

Foto: sportsport.mk

Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për Sport

inter fiorentina

VIDEO / Fiorentina kalon në çerekfinale mes dramës së penaltive

andrej

Rrëfimi i Pirlos: Firmosa me Realin, ja pse nuk shkova në Madrid

broja

Broja ndalet nga shtylla, feston United! City bie në “Villa Park”

INFO

NA NDIQ