Ledri Vula dhe Sara Hoxha marrin vëmendje me një imazh atraktiv në rrjete sociale

Ata janë dyshja për të cilët komentohet në masë të madhe në rrjet.

Fjala është për reperin Ledri Vula, së bashku me partneren e tij, Sara Hoxha, e cila njëherësh është edhe blogere.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, çifti ka zgjedhur që të ndajë një fotografi atraktive.

Që të dy u panë duke pozuar para një pasqyre, derisa morën vëmendje të madhe të audiencës.

Palët zgjodhën që për këtë paraqitje të vishen me të zeza, derisa kishin vënë edhe një palë syze.

Ndërkohë, vlen të përmendet se “Merr” mban titullin hiti i fundit nga reperi i njohur.