Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

INA
INA

09/12/2023

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, është i revoltuar për faktin se tash e një kohë, sipas tij, e kanë harruar që është gjallë.

Salihu tha se ka shumë telashe, në radhë të parë është pa kulm mbi kokë dhe jeton me qira, sipas tij paguan 300 euro në muaj.

Sportisti i Shekullit dhe fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, tha se e meriton një banesë nga shteti për meritat që ka dhe të ketë një anëtar të familjes në punë.

“Nuk e di pse janë kundër meje. Krejt jetën ia kam kushtuar sportit. 

Kam qenë në Evropë e botë dhe kam bërë çmos për këtë shtet.

Kam vrapuar për sportin tonë në Afrikë e Amerikë dhe në vendet të ndryshme të Evropës.

Askujt nuk po intereson a jam gjallë.

Shumë keq, nuk e meritoj këtë si sportist më i mirë i Shekullit, dhe askujt nuk intereson për Aziz Salihun”, – thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Salihu kërkon banesë sepse e konsideron se i takon sipas meritave.

“Kam vrapuar shumë pas sportit, gjithë regjimi serbë me kanë ndjekur.

Është gjynah që unë nuk kam banesë, si krejt bota që i ndihmojnë me banesë sportistët e merituar. Kam mbetur rrugës me gjithë familje. Krejt botën e Evropën me kanë dashur, me kanë respektuar, diaspora më do”, është ankuar Salihu.

“Kam qenë në Amerikë dhe ma morën fitoren në Lojërat Olimpike, e kam rrahur rusin dhe e kam mundur me 4:1 por edhe aty ma morën fitoren. 
Kam pas probleme, sepse isha i shpejt e teknik. 

Se shpejti do të del edhe librin im i ri, do të shohin se Aziz Salihu nuk është hajn e as bandit. 

Kam fëmijë, familje, nuk kam as banesë.

E meritoj me qenë ambasador.

O Zot, sa kam punuar, sa me kanë rrahur dhe populli e diaspora më do e më respektojnë më së shumti, por sot nuk kam banesë,

Unë nuk jam mashtrues por të gjitha që i kam arritur me djers e ndershmëri dhe punë”, ka thënë sportisti i shekullit.

“Si sportist i shekullit e meritoi një banesë prej shtetit dhe të jem ambasador i Kosovës”, ka nënvizuar Salihu. 

Ish boksieri i mirënjohur tha se nuk është pak me qenë fitues i medaljes olimpike dhe shumë tituj tjerë të nivelit më të lartë që kam fituar. “Tre herë kam qenë në Olimpiadë, gjashtë herë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror e në Evropë, 10 herë kampionë në ish Jugosllavi, pesë herë kampionë ballkanik e dy herë në Lojëra Mesdhetare”, kujton “Zizi”.

Më tej tha se me 15 dhjetor do të jetë në Shkup ku do të takohet me kryetarë të federatave të ndryshme të boksit evropian, si atë të Rumanisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut etj. 

“Kam me iu tregu të gjitha gjërat që më kanë ndodhur mu, që më kanë rrahur e maltretuar regjimi serb”, tha Salihu. 

Salihu në fund thotë se e do një jetë të qetë, pa brenga dhe e meriton të jetë edhe këshilltar në Komitetin Olimpik të Kosovës. “Dua të kem një jetë të mirë si sportist që kam vlejtur për Kosovën.

Kosovën nuk e harroj kurrë, se e kamë në zemër dhe shpresoj sa më shpejt që të më zgjidhin çështjen e banimit, banesës dhe të më punësojnë dikë të familjes sepse e meritojmë për kontributin që kemi dhënë për shtetin”,- ka përfunduar Salihu.(globi.mk)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

champions

UEFA prezanton Championsin e ri, më shumë ndeshje dhe spektakël

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Revolucion i thellë te Bayerni – vetëm katër lojtarë e kanë vendin e sigurt

Messi Mesi Inter Miami

Messi nën presion

vandijk2

Van Dajk: Liverpulli mbetet në garë për titull, përpos mungesave të mëdha

haland

VIDEO / Mjafton Erling Haland, Man. Siti ndalet pas Liverpullit

luka modric

Oferta e habitshme që pritet të marrë Luka Modric nga Real Madridi…

Modric-800x445

Luka Modriç refuzon Carlo Ancelotti

manchester-city

​City e mposht Brentfordin, Arsenali zbret në vendin e tretë

inter fiorentina

​Interi kalon në epërsi kundër Atletico Madridit

INFO

NA NDIQ