Legjenda e Milanit trajner në Real Madrid?

0

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është ende në kërkim të një menaxher për të zëvendësuar Zinedine Zidane i cili dha dorëheqjen disa javë më parë duke i lënë Blancos në kërkim për një menaxher të ri, përcjell ORAinfo.

Zidane ka pohuar tashmë se ai nuk do të kërkojë një klub të ri këtë verë, ndërsa Real Madridi ende po mendon se kush mund të jetë zëvendësuesi më i mirë për Zidane

Gazeta spanjolle pretendon se Jurgen Klopp dhe Clarence Seedorf po monitorohen nga Florentino Perez .

Seedorf refuzoi të përjashtonte një lëvizje të mundshme në Real Madrid duke pretenduar: “Do të doja të isha trajner  te Real Madridit do të ishte një nder për mua. Real Madridi është shtëpia ime dhe jam në dispozicion, por nuk dua të krijoj polemika”, ka thënë legjenda e Milanit./ORAinfo/

Komentet

komentet