Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri 6 vjeç në protesta para Qeverisë

0

Nga e mërkura e ardhshme, gjegjësisht 23 shtatori në punë kthehen prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat që kanë shfrytëzuar pushimin e vazhduar të lindjes, ndërsa gratë shtatzëna vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat, gjegjësisht lirohen nga shkuarja në punë. Në pajtim me vendimin e qeverisë në vendet e punës më 23 shtator kthehen edhe të sëmurët kronik me përjashtim të personave, te të cilët sëmundja është në fazën e përkeqësimit dhe ato me sëmundje malinje, për të cilët është dhënë vërtetim me udhëzim dhe mendime nga mjeku specialit, përcjell TV21.

Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeç paralajmëruan protestë para Qeverisë, kundër vendimit që i detyron ata të përfundojnë pushimin e zgjatur të lehonisë dhe të kthehen në punë. Nënat po kërkojnë ndryshimin e vendimit, pra zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit, siç rekomandoi më parë Komisioni për Sëmundje Infektive.

Reaguan edhe prindërit kryefamiljarë, të cilët përmes shoqatës “Një mundet” theksojnë se me fillimin e gjendjes së jashtëzakonshme, u krijuan masa specifike për grupe të ndryshme, dhe kjo kategori u la jashtë dhe nuk u krijuan asnjë pako të individualizuar të masave për ato. Shumë prindër kryefamiljarë kanë humbur punën, pjesërisht sepse ishin pjesë e tregut joformal të punës, pjesërisht sepse, thonë ata, ata i humbën vendet e tyre të punës për shkak të pandjeshmërisë së sektorit privat dhe mungesës së mirëkuptimit për ata që nuk kanë mundësinë për ruajtjen e fëmijëve.

“Pjesa e tretë do të humbasin vendet e tyre të punës madje tani, këtë herë sepse në seancën e katërt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut mbajtur pikërisht ata që duhet të punojnë dhe të marrin paga nga të gjithë qytetarët e republikës, ata morën një vendim që është në kundërshtim me mendjen e shëndoshë ‘Të gjithë – lexuar përfshirë prindërit kryefamiljarë, kthehen në punë nga 23 shtator – e mërkurë, edhe pse viti shkollor është vendosur të fillojë në tetor 2020. Nga tetori, viti shkollor do të zhvillohet vetëm fizikisht nga ora 8:30 deri në 10:30”, sipas “Një mundet”

Për ministren për Punë dhe Politik Sociale, Jagoda Shahpaska konsideron se vazhdimi i pushimit të lindjes e humb kuptimin me hapjen e kopshteve.

Shahpaska tha se ështe i pakuptimtë është qëndrimi në shtëpi i prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore dhe lehonave pas hapjes së kopshteve.(INA)