Lehtësohen kushtet për marrjen e pasaportës gjermane, Bundestagu miraton projektligjin

ina-online
ina-online

20/01/2024

Bundestagu gjerman ka miratuar një projektligj që do ta bëjë më të lehtë marrjen e pasaportës gjermane dhe do të mundësojë shtetësinë e dyfishtë.

Sipas ndryshimeve të propozuara nga qeveria gjermane, emigrantët në të ardhmen do të mund të aplikojnë për pasaportë gjermane pas pesë vitesh jetese dhe pune të vazhdueshme në vend. Pra do të bie kushti i deritanishëm që ishte tetë vjet.

Emigrantët që janë integruar mirë në shoqërinë gjermane për shtetësi, sipas ndryshimeve, do të mund të aplikojnë edhe pas tre vitesh qëndrimi.

Të gjithë shtetasit e vendevre të Ballkanit që kanë jetuar dhe punuar në Gjermani në dekadat e kaluara është dashur së pari të heqin dorë nga shtetësia e vendit të tyre dhe më pas të aplikojnë për shtetësi gjermane. Me ndryshimet e reja, kjo nuk është më një kërkesë.

Parlamenti gjerman (Bundestag) dje miratoi ndryshimet e paralajmëruara prej kohësh në ligjin për shtetësinë, me të cilat shkurtohet periudha në të cilën emigrantët mund të aplikojnë për shtetësi gjermane, përcjell Deutsche Welle.

Ndryshimet në ligj lejojnë edhe shtetësinë e dyfishtë, e cila deri më tani ishte e mundur vetëm për vendet e Bashkimit Evropian, Zvicrën dhe disa vende që ndalojnë heqjen dorë nga shtetësia vendase.

Ligji në Bundestag është miratuar pasditen e sotme nga shumica e koalicionit qeverisës të socialdemokratëve, liberalëve dhe të gjelbërve.

Deputetët e opozitës CDU/CSU kundërshtuan ashpër ndryshimet ligjore, duke vlerësuar se shkurtimi i afateve për marrjen e shtetësisë do të ketë pasoja të këqija.

Fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër me shtetësi të huaj do të marrin në të ardhmen shtetësinë gjermane pa kushte nëse të paktën njëri prej prindërve ka jetuar ligjërisht në vend për më shumë se pesë vjet. Aktualisht, ky mandat është tetë vjet. Në parim, fëmijët e lindur në Gjermani duhet të fitojnë shtetësinë gjermane dhe të prindërve të tyre dhe mund t’i mbajnë të dyja përgjithmonë. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

pensionist-pleq

Pensionet do të rriten për 5% – Ai më i ulëti do të ketë shtesë vetëm 626den

Samiti_Foto_Familjare Tirane presidentet ballkan

Foto familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë

Zelenski Pendarovski Rama

Pendarovski: Mbështetje e plotë për Ukrainën, në rrugën që ata do ta zgjedhin

Foto Ilustrim

Në Zvicër arrestohet një shtetas (45) i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për terrorizëm

IMG_9362

Grabitet banka në periferi të Shkupit, hajni mori sasi të madhe të parave

gjukata kushtetuese

Kombësia jo të shënohet në çertifikata, Gjykata Kushtetuese pranon nismën e “Levicës”

azilkerkues-1

Mbi 1,1 milionë kërkesa për azil në Evropë në 2023

INFO

NA NDIQ