Lehtësohen kushtet për të huajtë që duan të punojnë në Zvicër

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/03/2022

Këshilla juridike – Zvicër

Në ditën e sotme, Zvicra bëri një hap të rëndësishëm në drejtim të lehtësimit të kushteve për pranim në tregun e punës të personave që vijnë nga vendet e treta (jashtë Bashkësisë evropiane), dhe ku përfshihen pra edhe vendet tona ballkanike.

Në fakt, qeveria zvicerane propozoi një sërë masash, në mesin e të cilave kërkohet që të mënjanohen disa barriera procedurale dhe administrative për të huajt që vijnë nga shtetet në fjalë dhe që janë të interesuar të punojnë në këtë shtet.

Kështu, për profesionet apo përgaditjet profesionale të cilat është vështirë me i gjetur në tregun zviceran të punës, do të mund të hapen mundësi që të fitohet sadopak më lehtë një leje qëndrimi dhe pune.

Sipas masave të propozuara, për pranimin në punë të personave nga shtetet e treta, nuk do të kërkohet që të bëhen të gjitha verifikimet (siç ndodh tani) për me u siguruar paraprakisht se a janë shfrytëzuar të gjitha potencialet ekzustuese në tregun e brendshëm zviceran të punës.

Kurse sa iu përket përgatitjeve profesionale, nuk do të kërkohet nga kandidatët që të posedojnë domosdoshmërish ndonjë përgatitje apo kualifikim të lart shkencor apo akademik.

Njoftohet se masat në fjalë do të mund të implementohen deri kah fundi i këtij viti.

Është me rëndësi me e kuptuar edhe atë se është tejet vështirë sot të dihet saktësisht se si do të reflektohen këto masa në planin praktik.

Me fjalë të tjera, me siguri se tani pritet edhe etapa e radhës ku do të definohen dhe qartësohen më mirë fushat e ekonomisë të cilat do të mund të absorbojnë më lehtë punëtorë nga vendet e treta, në përputhje me masat e propozuara.

Diçka është sot e sigurt; propozimi i qeverisë zvicerane paraqet një sinjal të qartë i cili synon ndryshimin e një gjendje, duke çuar kështu në drejtim të disa lehtësimeve të rëndësishme në dobi të personave që vijnë nga vendet e treta.

Sa për ilustrim, rikujtojmë faktin se sipas rregullave të tanishme, mund të nxjerrin një leje pune vetëm disa kategori profesionistësh të cilët posedojnë kompetenca të larta profesionale dhe shkencore, për shembull, ekspertët e ndryshëm të fushave të ekonomisë për të cilët shteti zviceran ka një nevojë të madhe.

Dispozita e tanishme ligjore që i kushtohet kësaj çështje (neni 23 i Ligjit për të huaj), thekson posaçërisht ate se do të mund të përfitojnë nga kjo rregulle pranimi vetëm ato persona të huaj të cilët janë bartës të një përgatitje apo statusi profesional si vijon: kuadrot, specialistët dhe punëtorë të tjerë të kualifikuar, investitorët dhe shefat e ndërmarrjeve të cilët, jo vetëm do të hapin një ndërmarrje por edhe do të krijojnë edhe vende pune, personalitetet e shquara të fushës shkencore, kulturore dhe sportive, personat të cilët posedojnë njohuri apo kapacitete specifike profesionale dhe poqë së pranimi i tyre në tregun e punës përputhet me një nevojë sidomos ekonomike të vendit,…

Është pikërisht kjo rregull ajo e cila do t’iu nënshtrohet disa ndryshimeve sipas masave të ditës së sotme të propozuara nga qeveria zvicerane.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia kroaci kroate

​Shqiptarja që fshehu aksidentin me dy të vdekur në Kroaci (FOTO)

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Atentat shqiptarit në Spanjë, 33-vjeçari qëllohet me 5 plumba në një qendër tregtare – zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë

flamur-nju-jork

SHBA/ Më 19 maj në New York mbahet panairi i tretë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

valle mergimtar flamuri kuq e zi diaspora

Po vazhdon regjistrimi online i Diasporës, përmes eDiaspora

policia gjermane gjermani

Shqiptari (23) arratiset nga policia gjermane me 200 km/h

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

policia italiane

Kërkohej nga Italia, shqiptari arrestohet në aeroportin e Valencias

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

INFO

NA NDIQ