“Lekët ose t’i nxora fotot”, arrestohet 40-vjeçari pas shantazhit në Facebook

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili shantazhonte një person në Facebook. Raportohet se personi i arrestuar është Mentor Duga.

Ndërkohë, nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mentor Duga 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.