Lëkunden raportet LDK-AAK

0

Dy muaj pasi janë bërë bashkë, kanë filluar të shfaqen ndasitë mes dy prej subjekteve të koalicionit qeverisës.

Partinë e Isa Mustafës dhe atë të Ramush Haradinajt i ka përçarë procesi i dialogut me Serbinë.

Së fundmi, AAK-ja ka vazhduar me akuza për mospërfillje në dialog nga kryeministri Avdullah Hoti, raporton KOHA.

LDK-ja i quan keqkuptime akuzat e AAK-së dhe nuk beson që ato mund të çojnë deri te prishja e koalicionit.

Për këtë çështje, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka paralajmëruar takime me Ramush Haradinajn dhe krerët e subjekteve të tjera.

Akuzat e AAK-së, sipas njohëses së zhvillimeve politike, Donika Emini, tregojnë që dialogu vazhdon të përdoret për konsum të brendshëm dhe interesa personale.
Emini thotë se Ramush Haradinaj përmes një qasjeje të tillë po përgatit terrenin për të mbërritur te posti i presidentit.

Së fundmi, kryeministri Avdullah Hoti u takua në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Takime me palën serbe dhe zyrtarë të BE-së ka zhvilluar edhe Skënder Hyseni, si koordinator për dialogun Kosovë-Serbi.