Albi Qamili nga Lëvizja BESA ka folur sot për takimin e zhvilluar dje në Prishtinë ku të ftuar të kryeministrit Albin Kurti ishin krerët e partive LEN (Lidhjes Evropiane për Ndryshim), Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi si dhe kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Qamili nënvizoi se nga Lëvizja Besa thotë se në parim ka një akord politik por jo edhe marrëveshje me ASH-në.
“Nuk mund të themi se ka marrëveshje por në parim ka një dakordësi. Brenda javës apo kah fundi javës do të jeni të njoftuar për detajet”, tha Albi Qamili.(INA)