LEN: BDI po pengon sundimin e ligjit

ina-online
ina-online

15/01/2024

Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) sot përmes një konference me mediat akuzoi se BDI është pengesa kryesore e integrimit të vendit në BE dhe e sundimit të ligjit.

Ardian Demiri nga LEN theksoi se faktori ndërkombëtar tashmë ashpër po kritikon BDI-në për ndikimin në gjyqësor, sidomos pas presioneve ndaj kryetares së Gjykatës supreme Besa Ademi, për kthimin e Nikolla Gruevskit. Sipas tyre, presionin BDI-ja e ushtron përmes anëtarëve në Këshillin gjyqësor.

“Milazim Mustafa, sot anëtar i Këshillit gjyqësor ka qenë këshilltar i tre ministrave të Drejtësisë nga radhët e BDI-së, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi dhe Bilen Saliji, është pikërisht personi që ka ngritur iniciativën për shkarkimin e Besa Ademit dhe në një prej seancave kur ajo u mor në pyetje, sipas mediave, e kërcënoi me burg. Selim Ademi, sot anëtar i Këshillit gjyqësor, më herët sekretar i Komunës së Gostivarit kur kryetar ishte Nevzat Bejta, dhe këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ministër ishte Blerim Bexheti. Pas të gjitha këtyre fakteve të prezantuara bashkërisht mund të konstatojmë se e keqja, korrupsioni dhe ndërhyrja në gjyqësor ka emër”, theksoi Demiri në një konferencë për mediat.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi parlamenti

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 145-të: zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave, ligji për lojërat e fatit…

Bujar Osmani

Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

universiteti-i-tetoves-UT

5 universitetet shtetërore reagojnë kundër diskriminimit që ua ka bërë kuvendi dhe qeveria

lista zgjedhore

Prej sot mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

termet

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shqipëri

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Rritje e pagave vetëm për UShKM-në? Jeton Shaqiri sqaron se do të vlejë për të gjitha universitetet

vmro-bdi

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

foshnje bebe

Të dhëna alarmante/ Martohen vëlla e motër në Veles se u ngatëruan gjatë birësimit

kuvendi-jashte-1024x681-1024x681-780x470-1-696x419-1

Seancë e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

INFO

NA NDIQ