LEN formon grup parlamentar. Ja kush është koordinator

INA
INA

13/11/2023

Lidhja Evropiane për Ndryshim sot zyrtarizoi bashkëveprimin në Kuvend si grup parlamentar. Ky grup parlamentar përbëhet nga gjashtë deputetë, tre nga grupi i Izet Mexhitit, dy deputetë të Alternativës dhe një deputet i Lëvizjes Besa.

Koordinatore e grupit është caktuar Safije Shahini Sadiki, kurse zv.koordinatore Merita Koxhaxhiku.

“Formimi i grupit parlamentar do të jetë vlerë shtesë në këtë bashkëpunim. Që këtu duam qytetarëve tua japim lajmin e gazuar që bashkimi ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Grupit nuk i bashkohet deputeti i Alternativës Hysni Ismaili, i cili kohë më parë paralajmëroi fraksionin e Alternativës dhe pezullimin e aktiviteteve të tij brendapartiake. Kreu i partisë Afrim Gashi nuk kishte sqarim për Ismailin por tha se secili që nuk është me to, tani është më BDI-në.

Krerët e opozitës sot me rastin e shpalljes së grupit parlamentar theksoi se do të insistojnë edhe më tej që atyre tu takoj pozita e një anëtari në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ashtu siç parashikon ligji. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

vmro

VMRO: Me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë

Krenar Lloga

Lloga: Presim që Palevski të ekstradohet sa më shpejtë! 

INFO

NA NDIQ