LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

INA
INA

08/12/2023

Zhvillimet e fundit tragjike me vrasjen e vajzës 14 vjeçare Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, ngjallin edhe dyshime të tjera për krimet që i dyshuari kryesor për organizimin e krimit Lupço Palevski, i njohur me nofkën Palço të ketë qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të montuara në vendin tonë, thonë nga LEN.
“Kur Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaron se i dyshuari kryesor që e ka kryer vrasjen e Vanjës si dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë punuar për qendra të fuqishme antiperëndimore, atëherë është e logjikshme që të dyshojmë se organozatori i njëjtë i vrasjes së vajzës së re Vanja, të jetë i përfshirë edhe në organizoimin e rastit të montuar “Monstra”, ku në mënyrë makabre u vranë pesë djem të rinj. Dhe e gjithë kjo, në prag të festave fetare, me qëllim për të shkaktuar destabilizim të shoqërisë përmes tensioneve ndëretnike”, thuhet në njoftim.Andaj, Lidhja Europiane për Ndryshim, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga organet hetuese gjyësore që të dalin dhe publikisht ta informojnë opinionin se ku ka qenë Lupço Palevski – Pallço më 24 prill të vitit 2012, në ditën kur ndodhi rasti i montuar “Monstra”?
“Nga ana tjetër kërkojmë që Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të mos e lodhin opinionin vetëm me deklarata ku spjegojnë procedurat e ekstradimit, por të hetojnë dhe ta tregojnë konkretisht ditën se kur i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Vanjës do të ekstratohet nga Turqia?!”, shtohet në njoftim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Talat Xhaferi

FOTO/ Xhaferi-Dir: Ukraina gjithmonë mund të shohë në Maqedoninë e Veriut një mik, partner dhe përkrahës

INFO

NA NDIQ