LEN me disa propozime për kryeministrin teknik, ndër to edhe për arsimin shqip në Çashkë

INA
INA

12/02/2024

LEN përkujton kryeministrin teknik, Talat Xhaferi për ndryshimet kushtetues edhe mundësin për heqjen e emërtimit ofendues për gjuhën shqipe. Orhan Murtezani krahas kësaj çështje përmendi edhe luftën kundër korrupsionit. Megjithatë sipas tij nëse kryeministri teknik nuk ka fuqi për dy të parat atëherë si çështje më të lehtë i propozon zgjidhjen e arsimit shqip në Komunën e Çashkës.

“Meqë disa herë jo vetëm opozita shqiptare, por edhe partitë shqiptare në pushtet janë deklaruar se ato duan që të hiqet emërtimi ofendues për gjuhën shqipe nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, kjo është një mundësi e mirë që ai tani të propozoj që këto ndryshime edhe të ndodhin. Në këtë mënyrë ai mund të mbetet në histori dhe ta bëjë vërtetë historinë. Përveç kësaj meqë Maqedonia e Veriut prioritet të rëndësishëm e ka luftën kundër korrupsionit, ai ka mundësinë ideale që të propozoj amendamentin për sanksionimin kushtetues për luftën kundër korrupsionit. Kjo është një mundësi e artë që ne tu paraprijmë vlerave evropiane dhe të dëshmojmë se të gjithë jemi të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit…Nëse kryeministri teknik nuk është në gjendje që të zgjidh dy çështjet e para, atëherë si çështje më të lehtë i propozojnë zgjidhjen e arsimit shqip në Komunën e Çashkës. Kushtetuta e garanton, ligji për arsimin fillor është shumë i qartë se ky është një detyrim, pasqyra demografike e kësaj komune është e qartë. Mjafton që vetëm kryeministri teknik të ketë guxim dhe kjo punë kryhet. Ja disa detyra të vogla që Talat Xhaferin mund ta bëjnë vërtet të madh”, deklaroi Orhan Murtezani, LEN. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

IMG_9416

ASH e Selës tubim në Tetovë (VIDEO)

universiteti-i-tetoves-UT

Të hënën, pesë universitete në protesta për rritjen e pagave

INFO

NA NDIQ