Lënda “Titanik2” edhe 27 ditë vjetërsohet, Mijallkov mund të shpëtojë nga dënimi

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/03/2023

Lënda gjyqësore “Titanik 2” gjatë kësaj jave ka mbërritur në Gjykatën e Apelit.

Tashmë gjykata pritet të marrë një vendim të shkallës së dytë, pasi një pjesë e çështjes skadon më 7 prill. Kjo do të thotë se nëse gjykata nuk vendos në afat prej 27 ditësh, vepra për të cilën po ndiqet ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov do të skadoj.

Apeli bën me dije se çështjen e kanë marrë më 7 mars, por siç është urdhri, fillimisht e kanë dërguar në Prokurorinë e Lartë.

“Gjykata e Apelit Shkup në interes të opinionit dhe mediave informon se lënda “Titanik 2” është pranuar në Gjykatën e Apelit Shkup me datë 07.03.2023, është regjistruar dhe arkivuar dhe në pajtim me me dispozitat e Ligjit për procedurë penale është dorëzuar për mendim në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup më 8 mars 2023, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Prokurori publik Gavril Bubevski ka paralajmëruar se ekziston frikë se lënda “Titanik 2” të vjetërsohet dhe ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov të shpëtojë nga dënimi. Në një intervistë për REL Bubeski u shpreh optimist që mos të vjetërsohen të paktën rastet “Target-fortesa” dhe “Thesari”.

“Në lidhje me lenden “Titanik 2”, ekziston frikë më e madhe për vjetërsim, sa i përket vetëm të akuzuarit Sasho Mijalkov, në raport me të akuzuarit e tjerë nuk ekziston rreziku i vjetërsimit të veprimeve të tyre. Sa i përket Mijallkovit, ekziston një rrezik i tillë, siç thatë ju, është prilli. Por aktgjykimi është përgatitur nga gjykata themelore në një kohë të shpejtë, kështu që mendoj dhe pres që edhe në këtë rast të ketë vendim në afatin e paraparë parashkrimi për të akuzuarit”, tha Gavril Bubevski.(INA)

TË FUNDIT
19 minuta
Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
23 minuta
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
3 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
5 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion
5 orë
Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

ME TE LEXUARA

1 ditë
Memedi: Janë ndërmarrë masat për rastin e foshnjes 4 muajshe, do ketë përgjegjësi
5 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion
1 ditë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik
10 orë
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
1 ditë
Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë
3 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
1 ditë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

LEXO MË SHUMË

IMG_4366

Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4360

Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

IMG_4359

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

INFO

NA NDIQ