Lëndët e Ramiz Merkos, në duart e kumanovarit

ina-online
ina-online

26/06/2023

Përpos Prokurorisë së Përgjithshme Publike, edhe Këshilli Gjyqësor do të kryej kontrolle në Gjykatën e Strugës lidhur me lëndët që kanë të bëjnë me kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili u shpall “non grata” nga SHBA-të.

“Komisioni i përbërë nga tre anëtarë dhe i udhëhequr nga koordinatori për Gjykatën Themelore të Strugës, Milazim Kamberi do të viziton gjykatën dhe do të zhvillon biseda me gjykatësit për të vërtetuar nëse ka pasur presion”, theksuan për Alsat nga Këshilli Gjyqësor.

Ndërkohë, edhe një komision prej katër anëtarësh i prokurorëve publikë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut sot është duke mbikëqyrur trajtimin e lëndëve në Prokurorinë Publike të Strugës dhe në atë të Manastirit, lidhur me rastin Ramiz Merko.

Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria Publike, pasi që kreu i Strugës u përfshi në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion madhor, përcjell INA.

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko ka 6 lëndë penale në Prokurorinë e Maqedonisë – asnjëra prej tyre nuk është përfunduar.

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë si serioze njohuritë e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndikimin e mundshëm të këtij personi në procedurë. Për këto arsye, prokuroria do të hetojë menjëherë ligjshmërinë dhe shpejtësinë e veprimeve dhe ndikimin e mundshëm në veprimet e çështjeve për çdo rast. Për të gjithë prokurorët që konstatohet se kanë vepruar në mënyrë të parakohshme, joprofesionale dhe nën ndikim, do të fillojë procedimi i llogaridhënies dhe publiku do të informohet siç duhet, njofton Prokuroria. Pas kontrolleve të plota të procedimit, Komisioni do të përgatisë raport”, thonë nga Prokuroria, duke njoftuar se tani për tani ndaj tij janë aktive gjashtë lëndë gjyqësore. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti tropoje

Grubi: Krenar që jemi të reshtuar krah Liderit të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

ali ahmeti tropoje

Ali Ahmeti mori titullin Qytetar Nderi i Tropojës, Grubi: Krenar që jemi të reshtuar krah liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Zejneli redaksia enciklopedia

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti në takim anëtarët e redaksisë së posaçme në RMV për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare

vrasesit vanja palevski

Palevski ka ikur në Bjellorusi?

Ageler

Ambasadorja Ageler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

Edward-Joseph Zhoze

​Edward Joseph: Daçiq në Shkup shkeli Marrëveshjen e Ohrit, ShBA e BE të jenë të vëmendshme

angjushev koco

Koço Angjushev futet në listën e zezë të SHBA-ve

Validin Ademi

Lëvizja BESA: Rezultatet e “PISA” – BDI me sukses e shkatërroi arsimin (VIDEO)

bfi1

BFI do të bëhet me rezidencë të re luksoze ku do të ketë edhe sallë sportive (FOTO)

INFO

NA NDIQ