Lëndohen 12 minatorë të Trepçës

ina-online
ina-online

17/01/2024

Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë pësuar lëndime të mërkurën gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës.

Ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar Bujar Jashari, drejtor teknik në këtë kombinat.

Incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut.

Zyrtarët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës kanë thënë se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 12 minatorë dhe se dy prej punëtorëve kanë pësuar lëndime më serioze në sy, ndërsa të tjerët në gjymtyrë.

Disa janë duke u trajtuar në spital, dhe një pjesë është lëshuar për trajtim shtëpiak.

Jashari i ka thënë Radios Evropa e Lirë se minatorët e përdorin acidin sulfurik për pastrimin e gypave të pompave dhe që gjatë transportimit të lëndës ka pasur rrjedhjes të bombolës.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje./REL

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

kfor

Eksperti amerikan zbulon planin e Vuçiqit – jep këtë parashikim? (FOTO)

nexhmedin spahiu

Parashikimet e Profesor Spahiut që i vërtetoi koha

INFO

NA NDIQ