Lëndohet shqiptari i Barcelonës

0

Talenti shqiptar, Labinot Kabashi, vazhdon të ketë probleme me lëndime te Barcelona.

Talenti Kabashi, ishte jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë dhe bëri rikthimin pas një periudhe të gjatë, shkruan Mundo Deportivo.

Labi startoi ndeshjen e djeshme nga banka rezervë dhe shtatë minuta para përfundimit, u inkuadrua në lojë. Megjithatë, në prekjen e parë të topit, ai e lëndoi vetveten. Dyshimet e para janë për një përsëritje të lëndimit, i cili e detyroi Labinotin që të mungojë disa muaj.