Leonora bën ftesë publike për pjesëmarrje në rivarrimin e babait të saj

0

“Pas 20 viteteve pritje do të prehët i qetë në Kosovën e lirë” Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka dhënë lajmin për rivarrimin e babait të saj. Ceremonia e rivarimit është organizuar nën patronatin e kryeminstrit Ramush Hradinaj, e cila do të mbahet më 21 shtator. Leonora, ka ftuar familjarët dhe dashamirët e familjës së saj të marrin pjesë në këtë ceremoni. Këngëtarja ka theksuar se trupi i babait të saj, pas 20 viteve pritje më në fund do të prehët i qetë në Kosovën e lirë, Leonora thekson se babi i saj do të rivarroset bashkë me bashkëluftarin dhe mikun e tij, Kolonel Ahmet Krasniqi. “Të dashur familjar, miq dhe dashamirë me 21.09.2018 pas 20 viteteve pritje do të prehët i qetë në Kosovën e lirë Babi im së bashku me mikun dhe bashkëluftëtarin e tij Kol.Ahmet Krasniqi. Në pamundësi të ju dërgoj ftesa të gjithëve po e shfrytëzoj këtë mundësi të ju ftoj të gjithëve! Ardhja juaj juaj na nderon!”, ka shkruar Leonora në fotografinë e publikuar në Instagram.

Kujtojmë se, Leonora edhe përmes këngës ka nxjerrë dhimbjen dhe dashurinë që ndjen për babain e saj. Ajo vite më parë kishte publikuar një këngë të titulluar “Këngë për babin tim”, e cila ka një tekst shumë prekës. /21Media

Komentet

komentet