Leonora Jakupi në Brezovicë me bokserin e njohur (FOTO)

0

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, është një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë. Ajo u komentua edhe për jetën e saj private, të cilën po e mban shumë hermetike, ani pse ka pranuar se është në lidhje dashurie, por ende nuk dihet i dashuri misterioz i artistes nga Drenica, transmeton rtv21. Duke lënë anash jetën e saj private, kujtojmë se ajo gëzon raporte të mira shoqërore me kolegë dhe persona të tjerë të profesioneve tjera. Së fundi, ajo u pa përkrah boksierit të mirënjohur, Altin Zogaj, me të cilin ka raporte të mira shoqërore. Ishte Zogaj ai i cili publikoi një storie nga Brezovica me artisten e mirënjohur. Boksieri është me prejardhje nga Komorani, por jeton dhe vepron në Gjermani. Ai njihet si boksier, por fillimi i karrierës së tij në boks është i veçantë, pasi në të kaluarën Zogaj ishte pjesë e sportit më të popullarizuar në botë, futbollit, ku nuk pati karrierë të gjatë.