Pas publikimit të një video inçizimi nga brenda Poliklinkës së Draçevës ku dëgjohet këngë me zë të lartë dhe shqetësues për pacientët, ka reaguar menjëherë drejtori organizativ i Shtëpisë së Shëndetit Publik – Shkup, Vullnet Selimi.
Ai ka njoftuar se po sa ka dëgjuar për këtë rast është drejtuar personalisht deri tek poliklinika dhe ka njoftuar se ndaj personave përgjegjës do të merren masa disiplinore.
“Kam vizituar para pak çastesh poliklinkën në fjalë. Mjeku kujdestar më ka konfirmuar se ajo skenë ka ndodhur të enjten e kaluar duke e arsyetuar atë me rastin e pensionimit të një të punësuar në Klinikë, gjë që edhe sipas tij ka kaluar normalen. Për këtë lëshim, do të ndërmeren masa disiplinore si ndaj udhëheqësit të polinikës por edhe ndaj mjekut kujdestar të asaj dite kur ka ndodhur kjo skenë. Skena si këto nuk mund të tolerohen në ambiente ku njerëzit marrin ndihmën e nevojshme mjekësore”, ka shkruar Selimi në rrjetin social
https://www.facebook.com/vullnet.selimi.3/posts/10221762331355110